Kukësi u mposht ditën e djeshme nga Laçi dhe në fundin e pjesës së parë u anulua me VAR një gol i Bruno Lulajt.
Trajneri dhe presidenti i nderit, Safet Gjici, pas ndeshjes u shprehën kundër vendimit të Kridens Metës.
Në mbrëmje në faqen e klubit është postuar edhe video e golit dhe u kërkohet tifozëve të komentojnë rastin.
Ata nuk janë përmbajtur dhe nuk mungojnë as komentet ofenduese për vendimin e dhënë nga arbitri Meta. / abcnews.al