VIDEO/ Kombëtarja U21 nuk fal ndaj Azerbajxhanit, Shpendi dhe Pajaziti nxjerrin “të pavlefshëm” golin e Camalov

schedule17:24 - 23 Mars, 2023

schedule 17:24 - 23 Mars, 2023

“Shpresat” e Kombëtares sonë e kanë nisur mjaft mirë vitin 2023, teksa në miqësoren e luajtur në Turqi, “legjionarët” e Alban Bushit triumfuan ndaj Azerbajxhanit me rezultatin e ngushtë 2 me 1.

Për fitoren menduan Stiven Shpendi dhe Adrion Pajaziti, me nga 1 gol në secilën pjesë të lojës, duke nxjerrë kështu të pavlefshëm golin e Camalov në minutën e 46’-të të sfidës.

Fillimisht do të ishte “bomberi” i Cesena, Stiven Shpendi, i cili me një goditje të bukur diagonale brenda në zonë mposhti portierin azer dhe pas barazimit të shifrave, Adrion Pajaziti, i cili aktivizohet te norvegjezët e Haugesund, pas një huazimi nga anglezët e Fulham shënon të dytin për “shpresat”, duke i dhënë një fitore të vyer në miqësoren e parë për vitin 2023.

Ndërkaq, kujtojmë se përveç miqësores me Poloninë që do të zhvillojnë me 27 mars, Kombëtarja e “shpresave” janë pjesë e grupit E në eliminatoret e Euro U21, bashkë me Rumaninë, Finlandën, Zvicrën dhe Malin e Zi. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Goli i Adrion Pajazitit 2-1: 

Goli i Camalov, 1-1:

Goli i Stiven Shpendit, 1-0: 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!