VIDEO/ Kombëtarja para 22 mijë tifozëve, Sylvinho flet shqip në festën e kualifikimit

schedule23:36 - 20 Nëntor, 2023

schedule 23:36 - 20 Nëntor, 2023

Barazimi ndaj Ishujve Faroe ka mjaftuar, që “shqiponjat” tona ta mbyllin në vendin e parë të grupit E, këtë “aventurë”, në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku për herë të dytë në histori “Legjionarët” tanë sigurojnë një vend në fazën e grupeve të një kompeticioni madhor të Kombëtareve.

Siç u njoftua edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit pas sfidës u organizua një festë në kuadër të kësaj arritjeje madhështore, ku pas gjithë lojtarëve, të cilët u mblodhën para 22 mijë tifozëve, në “mitikun” “Air Albania” në fushën e blertë u fut edhe tekniku Sylivnho, i cili foli përshëndeti në shqip të pranishmit në stadium.

“Si fillim dua t’ju falënderoj ju lojtarëve. Jeni të aftë, kemi bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm, jeni lojtarë shumë të mëdhenj, e meritoni. I gjithë stafi, i falënderoj, janë  shumë orë bashkë, u kërkoj falje, jam i vështirë e i rëndë. Faleminderit. Përfitoj për të falënderuar federatën, presidentin Duka, të gjithë ata që punojnë në Federatë, janë shumë. I falënderoj me zemër, ccdo ditë punojnë. Të fundit jeni ju tifozë, faleminderit për mbështetjen. Nuk kemi pësuar asnjë gol në shtëpi, jemi të parët, sulmi dhe mbrojta më e mirë, faleminderit për të gjitha”,- shpreh “numri 1” i pankinës “kuqezi”.

Më tej në fjalën e tij, teknikut Sylvinho i pyteur, se kush i ka “shijuar” më shumë trofeu i Champions League apo kualifikimi në Evropian u shpreh se është ende herët për t’u shprehur.

“Në 2009 ishte shumë e bukur. Por me të gjithë këta djem është një nder për mua. Nuk kam bërë Evropian, duhet të shoh ndeshje, studioj, të shoh shumë ndeshje që të shkoj atje shumë i përgatitur”,- tha tekniku Sylvinho. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI VIDEON: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!