Shqipëria ka arritur të fitojë ditën e sotme ndaj San Marinos me “manita” 5-0, teksa në gjithë ndeshjen kuqezinjtë dominuan dhe nuk e vunë në asnjë moment portën e Strakoshës në rrezik.
https://streamable.com/wmtull
Në pjesën e parë Shqipëria arriti të gjejë golin në minutën e 32-të me Rey Manaj, që finalizoi bukur brenda zonës, duke shmangur me klas mbrojtjen kundërshtare dhe gjuajtur në këndin e pakapshëm për portierin e San Marinos.
https://streamable.com/a6xjqz
10 goditje drejt portës provoi skuadra e Rejës në 45 minutat e para, teksa tre prej tyre përfunduan në kuadrat. Edhe në pjesën e dytë vazhdoi e njëjta melodi, po konkretizimi ishte në tjetër nivel. Në minutën e 58 Qazim Laçi tundi rrjetën me një goditje perfekte nga jashtë zone.
https://streamable.com/01rddy
Pas tre minutash Armando Broja tregoi aftësi “vrasës”e në finalizim, pas asistit të Odise Roshi. Ky i fundit ishte protagonist edhe në minutën e 68, kur Hysaj gjeti golin e katërt për kuqezinjtë.
https://streamable.com/dlgxxr
Myrto Uzuni ishte gjithë kohës një nga më të mirët në fushë dhe pas shumë tentativash të ndalura nga fati, në minutën e 80 gjeti rrjetën, pas asistit shumë bujar të Armando Brojës dhe 5-0.
https://streamable.com/87qchx
Edhe në minutat e mbetura ndeshja u zhvillua e gjitha në zonën e vogël të San Marinos, por fati nuk deshi të shënoheshin më shumë gola. Me këtë triumf ne ngjitemi në vendin e dytë me 12 pikë pas 6 ndeshjeve, të ndjekur nga Hungaria e Polonia. /abcnews.al