Shqipëria ka arritur të gjejë edhe dy gola ndaj San Marinos dhe certifikon fitoren në këtë ndeshje, ende pa përfunduar beteja.
https://streamable.com/a6xjqz
Autor i këtij goli ishte Qazim Laçi, i cili finalizoi me sukses dhe me klas një aksion mjaft të bukur për kuqezinjtë, teksa asistin e dha Armando Broja. Ky i fundit pak minuta më pas tundi edhe vetë rrjetën dhe çoi shifrat në 3-0.
https://streamable.com/01rddy
Ky rezultat jep akoma më shumë qetësi Shqipërisë, që nuk i ka dhënë në asnjë moment shanse San Marinos për të reaguar. Gjithsesi, akoma më shumë gola do na bënin shumë punë në golavarazh. /abcnews.al