Në mes të borës kushdo është i vetëdijshëm se nuk mund të bëjë porosi për ushqime që të vijnë në shtëpi për shkak të kushteve të vështira për transportin.
Megjithatë një klient “besnik” në Kanada zgjodhi të shkonte vetë në këmbë për të marrë ushqimin ndonëse bora i arrinte gati te gjuri.
Ai eci me vështirësi derisa u afrua pranë restorantit dhe kur kuptoi se ishte i mbyllur u ul në gjunjë nga dëshpërimi.
Pamjet janë shpërndarë nga pronarët e restorantit të cilët e panë atë nga kamerat e sigurisë “Për klientin tonë besnik. Nuk e dimë kush je. Na vjen keq që restoranti ynë u mbyll. Do shihemi së shpejti”, thuhet në postimin e tyre. /abcnews.al
View this post on Instagram