E nisi Erling Haaland dhe e përfundoi Robert Lewandowski. Bayern Munchen-Dortmund ka qenë gjithmonë një përballje e bukur dhe spektakolare.
E tillë edhe sfida e ditës së sotme, teksa pjesa e parë ka përfunduar në barazim 2-2. 20-vjeçari norvegjez shënoi dy gola në nëntë minutat e para.
https://streamable.com/zapkhx
Kampionët në fuqi reaguan dhe ia kanë dalë të rikthejnë baraspeshën falë goleadorit polak. Lewandowski shkurtoi diferencën në minutën e 26-të.
Veprim fantastik në krahun e djathtë dhe asist i Leroy Sane, teksa Lewa nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetë. Vendasit fituan një penallti në minutën e 44-t.
https://streamable.com/gh6wym
Ekzekutimin e mori përsipër Lewandowski, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë. Goli i 30-të sezonal në Bundesligë për 32-vjeçarin dhe barazim 2-2. /abcnews.al