VIDEO | Klasi nuk njeh moshë, shijoni magjinë e Alban Mehës

schedule20:58 - 9 Nëntor, 2019

schedule 20:58 - 9 Nëntor, 2019

Alban Meha feston 34-vjetorin e lindjes prillin e ardhshëm dhe vitet e fundit të karrierës po i kalon në kategoritë e ulëta të futbollit gjerman. Ish-mesfushori i kombëtares firmosi në muajin korrik me Hessen Kassel, ekip që garon në divizionin e pestë të futbollit gjerman.

Sot ishte ndeshja përballë Neuhof në transfertë dhe Meha me shokë fituan 1-4. Lojtari nga Mitrovica shënoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 53-të. Mjeshtri i goditjeve të dënimit nuk e ka humbur këtë ves dhe sot dhuroi emocione me një goditje spektakolare. Vitet kalojnë, por klasi mbetet gjithmonë i njëjtë… /abcnews.al