VIDEO/ Kjo është zona e vetme në Tiranë ku fitoi PD, reagimi epik i demokratëve teksa numërohen votat

schedule17:56 - 29 Prill, 2021

schedule 17:56 - 29 Prill, 2021

PD i humbi zgjedhje e 25 prillit duke u renditur si forca e dytë në pjesën më të madhe të qarqeve përveç Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës. Socialistët morën avantazhin edhe në Tiranë duke dalë me më shumë se 44 mijë vota plus.

Demokratët i humbën të gjitha njësitë në kryeqytet përveç asaj nr.8, e cila përfundoi me një avantazh prej më shumë se 330 votash në favor të demokratëve. Në këtë njësi, sipas KQZ-së, demokratët morën 7 921 vota, ndërsa socialistët, 7 558 vota.

Zona në fjalë ishte përgjegjësi e Alfred Rushajt, ndërsa PD në këtë njësi dretohet nga Pëllumb Seferi.

Duket se votat e humbura në këtë njësi nga PS po ndikojnë edhe në humbjen e mandatit të përgjegjësit të fushatës për qytetin e Tiranës, pikërisht Ervin Bushatit. Ky i fundit është duke humbur mandatin kundrejt Ornaldo Rakipit, i cili ka thyer herësin dhe pritet të futet në Kuvend.

Megjithatë, numërimi vijon dhe kanë mbetur edhe 168 kuti për të dalë numrat e saktë të votave që ka marrë secili kandidat në Tiranë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!