Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kjaer shpëton Milanin në Manchester, Villareal e Ajax nuk falin

schedule20:47 - 11 Mars, 2021

schedule 20:47 - 11 Mars, 2021

Manchester United-Milan  në Europa League pritej me interes dhe realisht ishte një ndeshja mjaft e bukur, që u mbyll në barazim 1-1. “Djajtë e kuq” e kishin marrë disa lehët dhe skuadra e Piolit e nisi mirë ndeshje, duke rrezikuar dhe shënuar me Kessie.

Gjithsesi VAR e anuloi golin për prekje me dorë. Në fund të pjesës së parë Maguire i habiti të gjithë kur nuk shënoi ngjitur me portën e Donnarumma. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën Diallo i hedhur në fushë realizoi golin e parë për United.

Anglezët kishin edhe një mundësi të tjerë shënimi me Daniel James, i cili goditi jashtë kuadratit. Kur gjithçka po mbyllej, Milani arriti të befasonte me anë të mbrojtësit Simon Kjaer. Danezi baraspeshoi shifrat dhe shmangu humbjen e Milanit.

Në Europa League u luajtën edhe tre duele të tjera. Ajax mposhti 3-0 skuadrën e Young Boys, kurse Villareal ia doli me Dinamo Kiev në Ukrainë. 0-2 dhe “Nëndetësja” është një hap larg kalimit në çerekfinale. Barazim 1-1 u mbyll Slavia Prague-Rangers, me protagonist nigerianin Olayinka që dha asistin e golit të çekëve. /abcnews.al

EUROPA LEAGUE  – E enjte, më 11 mars, ora 18:55

Ajax-Young Boys 3-0
Shënues:
Klaassen 62’, Tadic 82’, Brobbey 92’
Dynamo Kyiv-Villarreal 0-2
Shënues:
Torres 30’, Albiol 52’
Manchester United-Milan 1-1
Shënues:
Diallo 50’ / Kajer 92’
Slavia Prague-Rangers 1-1
Shënues:
Stanciu 7’ / Helander 36’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!