Borussia Dortmund nuk ia doli me sukses në ndeshjen e parë ndaj Manchester City, duke dalë e mundur me shifrat 2-1, me Erling Haaland, që nuk mundi të shënojë asnjë gol mbrëmë, megjithëse ishte i rrezikshëm gjatë gjithë sfidës me shpejtësinë dhe forcën e tij.
Gjatë ndeshjes Borussia shënoi edhe një tjetër gol me Jude Bellingham, por arbitri e konsideroi si faull të talentit dhe nuk e akordoi golin, çka shkaktoi zemërimin e gjermanëve për gjyqtarët. Gjithsesi Haaland këtë herë e ka ruajtur qetësinë, ndryshe nga ç’ndodhi ditë më parë me kombëtaren.
Pas ndeshjes një nga gjyqtarët e linjës ka nxituar për t’i marrë një autograf yllit norvegjez, që nuk ka hezituar dhe ia ka nënshkruar. Ky episod është bërë viral në rrjetet sociale, me gjyqtarët, që përgjithësisht nuk i shohim shpesh t’i kërkojnë autografe lojtarëve. /abcnews.al
https://streamable.com/bse0uh