Dje bota u trondit kur mori vesh ikjen nga jeta të Diego Armando Maradonës. Ish-kampioni i botës pësoi një goditje fatale në zemër në shtëpinë e tij në Tigres, Buenos Aires.
15 vite më parë Maradona jepte një intervistë unike me veten për mediet argjentinase dhe tregonte edhe amanetin e tij në lidhje me shkrimin e pllakës së varrit.
Pasi shprehej se donte një vdekje të qetë pranë nipërve e mbesave të tij, Maradona i tregonte vetes dhe botës dëshirën, e cila fatkeqësisht do të plotësohet në mënyrë të parakohshme pas varrimit të tij.
“Faleminderit që luajte futboll, faleminderit që luajte futboll. Ky është sporti që më ka dhënë më shumë gëzim dhe liri, si të prekësh qiellin me dorë. Faleminderit topit. Këtë do të shkruaja mbi pllakën e varrit”, shprehej Maradona. /abcnews.al