Një burrë, i cili kërcënoi se do të hidhej nga ura është shpëtuar nga policët në New York. Oficerët u ngjitën në urën Williamsburg të dielën për të biseduar me burrin që ishte gati të vriste veten, ndërkohë që gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat.
Yesterday, @NYPDSpecialOps Emergency Service Unit Officers responded to a distraught man threatening to jump off the Williamsburg Bridge. Watch the body-worn camera footage as the rescue unfolds. pic.twitter.com/JDae1h8ytF
— NYPD NEWS (@NYPDnews) September 25, 2023
Në orën 5:23, policia mori një telefonatë nga kalimtarët të cilët panë një burrë po bërtiste se do të hidhej nga ura. Pamjet e kamerës së trupit tregojnë dy oficerë që përpiqen me qetësi ta largojnë burrin nga ura.
“Çfarëdo që po kalon, na ndodh të gjithëve, a e di këtë? Por ne duhet t’ju zbresim që andej, “tha ai.
“Por dëgjoni, duhet ta bëjmë me kujdes sepse bie shi. Është jashtëzakonisht e rrëshqitshme, dhe unë jam i shqetësuar për sigurinë tuaj dhe sigurinë e partnerit tim.”
Oficerët arritën ta shpëtonin, dhe burri është në gjendje të qëndrueshme.
/abcnews.al