Skerdi feston sot ditëlindjen. Këngëtari nga Kosova ka marrë një sërë urimesh nga miqtë dhe fansat por më i veçanti ka qenë nga djali i tij. Përmes një postimi në Instagram, artisti i shumë hiteve ka zbuluar se dhurata më e bukur që ka marrë ka qenë urimi që ka marrë nga i biri, Roi.
“Dhurata më e bukur e ditëlindjes time sot, ishte kjo video”. Babi është i përmbushur me ty, dhe asgjë tjetër s’ka rëndësi. Faleminderit heroi im, të dua më shumë se çdo gjë në këtë botë”, ka shkruar ai krahas videos.
/abcnews.al