Teksa na ndajnë pothuajse 24 orë nga finalja e madhe e UEFA Champions League, mes “qytetarëve” të Manchester City e “zikaltërve” të Inter, duket se në Stamboll kanë zbarkuar tifozët e parë e nga pamjet mund të dallohet fare qartë se kë skuadër mbështesin.
Nga pamjet e siguruara nga ABC Neës duken një grup tifozësh të “zikaltërve” të Milanos, të cilët kanë “ndezur” atmosferën para finales, teksa këndojnë në mbështetje të Inter poshtë trofeut gjigand të UEFA Champions League, të vendosur në sheshin “Taskim” të Stambollit.
Ndërkaq, kujtjomë se finalja e madhe e UEFA Champions League do të zhvillohet mbrëmjen e nesërme në orën 21:00, në stadiumin olimpik “Ataturk” të Stambollit. /i.m /abcnews.al