VIDEO/ Këngë e valle në rrugët e Dyseldorfit, tifozët “skuqin” qytetin gjerman

schedule14:32 - 24 Qershor, 2024

schedule 14:32 - 24 Qershor, 2024

Mund të konsiderohet si një prej përballjeve më të rëndësishme, në historinë e futbollit tonë, me “Legjionarët” e Kombëtares, të cilët që prej orës 21:00 do të ndeshen, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, me “gjiganët” e Spanjës, në sfidën e fundit të fazës së grupeve, të Euro 2024, ku një fitore do të na siguronte kualifikimin historik, për në 1/16-at e një Kampionati Evropian.

Pavarësisht se sfida fillon në mbrëmje, në Dyseldorf ka nisur festa e tifozëve shqiptarë, ku ashtu si në përballjet e para të Evropianit të Gjermanisë, ndaj Italisë e Kroacisë, “kuqezinjtë” ia kanë marrë valles e këngës.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruar, nga ABC News, festa ka nisur e “zjarrtë” në rrugët e qytetit dhe kësaj here është disi më e veçantë, pasi janë bashkuar edhe disa tifozë spanjollë, të cilët nuk kanë ngurruar aspak dhe ka nisur të kërcejë me tifozët tanë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!