VIDEO/ Kënga e re e Taylor Swift mund të shpëtojë jetë njerëzish

schedule18:26 - 10 Dhjetor, 2023

schedule 18:26 - 10 Dhjetor, 2023

Kënga e Taylor Swift mund të ndihmojë njerëzit, thonë ekspertët.

Shoqata Amerikane e Zemrës ka shpallur “You’re Losing Me” këngën perfekte për kryerjen e ringjalljes kardiopulmonare (CPR), një teknikë që shpëton jetë dhe është e dobishme në shumë raste urgjente ku zemra e dikujt ka pushuar së punuari.

Ka 103 rrahje në minutë, që konsiderohet si ritmi i duhur për të nisur zemrën me ngjeshje në gjoks.

E publikuar muajin e kaluar, kënga e 33-vjeçares Taylor madje përfshin rreshtin: “Nuk gjej puls, zemra ime nuk do të rrah më“.

Njerëzit që shohin dikë që ka nevojë për CPR këshillohen të telefonojnë 911 dhe të masazhojnë zemrën me ritmin e këngës.

Tani për tani, “Stayin’ Alive” e Bee Gees është kënga më e njohur për CPR, por kënga e Taylor mund të bëhet himni i ri i ndihmës së parë.

Këngë të tjera me 103 rrahje në minutë përfshijnë “S Club Party” nga S Club 7 dhe “Don’t Get Me Wrong” nga The Pretenders.

Këshilli Australian i Reanimacionit rekomandon gjithashtu përdorimin e këngëve mbi 100 rrahje në minutë për ringjalljen kardiopulmonare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!