VIDEO/ “Kënd i vështirë? Nuk ka problem”, UEFA “çmendet” me golin e Manajt

schedule13:36 - 24 Nëntor, 2020

schedule 13:36 - 24 Nëntor, 2020

Shqipëria ia doli të renditej në vendin e parë në grupin e saj në Ligën e Kombeve, teksa gjithçka u vendos në ndeshjen e fundit kundër Bjellrusisë. Të besuarit e Edy Rejas fituan me rezultatin 3-2 në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania Stadium”, falë dygolëshit të Sokol Cikalleshit dhe supergolit të Rey Manajt.

Goli i sulmuesit të Barcelona B ishte më i bukuri për tu parë dhe duket se i ka lënë mbresa edhe UEFA-s, që ka vendosur të argëtojë ndjekësit e saj në rrjetet sociale me golin e yllit të kombëtares sonë.

“Kënd i vështirë? Nuk ka problem. Rey Manaj”, shkruhet krahas videos së rrjetës së Manajt. Ky ishte goli i gjashtë më fanellën e kombëtares për sulmuesin, i cili në nivel klubi nuk po përjeton një periudhë pozitive. Manaj ka zbritur vetëm dy herë në fushë me Barcelona B këtë sezon. Në ndeshjen e fundit ndaj Hospitalet nuk u grumbulla./abcnews.al