Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Këmba mbi kokën e ndihmësit, Ibra “show” në nxehje

schedule08:57 - 10 Janar, 2021

schedule 08:57 - 10 Janar, 2021

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, u rikthye ditën e djeshme në fushë pasi gati dy muaj mungesë. Suedezi nuk luante që nga sfida kundër Napolit, por mesa duket tashmë duket se është sërish në formën e tij më të mirë.

Trajneri Pioli e hodhi në fushë në minutën e 85-të të takimit dhe me shumë mundësi ndeshjen tjetër ai do ta fillojë si titullar. 39-vjeçari tregoi dhe një herë se nuk është si të gjithë lojtarët e tjerë, pasi kamerat kapën një veprim që jo të gjithë mund ta bëjnë.

Gjatë kohës kur Ibra po zhvillonte nxehmjen para se të futej në lojë, ai shikohet teksa kalon këmbën e tij mbi kokën e trajnerit të fitnesit të Milanit. Zlatan e bën dy herë këtë veprim dhe trajneri buzëqesh, edhe pse duket paska i frikësuar. Thjesht unik! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!