Një oficer policie në Kretë është shtruar në spital me lëndime në kokë pasi u rrah nga disa persona.
Një video e marrë nga kamerat e sigurisë hedh dritë mbi rrahjen e tij.
Oficeri i policisë u sulmua nga katër persona në një punishte makinash në Neapolis.
Pronari i punishtes kishte një debat të ashpër me një burrë i cili ishte nga zona.
Nga ana e tij, polici në një përpjekje për të “qetësuar shpirtrat” është afruar dhe ka tentuar t’i qetësojë.
Megjithatë burri u zemërua dhe u largua nga punishtja për tu kthyer më pas me tre persona të tjerë. të gjithë së bashku sulmuan policin duke e goditur dhe duke e hedhur në tokë.
Oficeri i policisë është shtruar në spital me lëndime në kokë, ndërsa për sulmin janë arrestuar tre persona./Abcnews.al.