Andre Silva shënoi tre gola në fillim të aventurës së tij në Gjermani me Eintracht Frankfurt. Sulmuesi për herë të fundit realizoi në ditët e para të muajit tetor dhe më pas u ndal. Futbollisti portugez sonte është zhbllokuar.
Ish-lojtari i Milanit ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 55-të, në takimin që Eintracht Frankfurt po e fiton me rezultatin 3-0 kundër Augsburg. Krosimi i Filip Kostic është kthyer në gol nga Andre Silva, i cili me një goditje më kokë e dërgoi topin drejt e në rrjetë. /abcnews.al