“Katalanasit” e Barcelona kanë arritur një fitore me shumë vlera ndaj ukrainasve të Shakhtar Donetsk, teksa në “Estadio Municipal” kanë triumfuar me rezultatin e ngushtë 2 me 1, pavarësisht mungesave të rëndësishme në formacionin titullar.
Golat e pjesës së parë të shënuar nga Ferran Torres e Fermin Lopez, në minutat 28’ e 36’ nxorrën të pavlefshëm golin e shënuar nga “fantazisti” ukrainas Goergiy Sudakov në minutën e 62’-të të sfidës, për të siguruar kështu fitoren e radhës, në arenën evropiane.
Falë këtij rezultati, “katalanasit” vijojnë marshimin në kreun e grupit H, kësaj radhe me 9 pikë, duke krijuar një shkëputje prej 6 pikësh me vendin e 2-të, aty ku ndodhet Porto dhe do të përballet mbrëmjen e kësaj të mërkure, me blegët e Antwerp. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Ferran Torres, 1-0:
Goli i Fermin Lopez, 2-0:
Goli i Georgiy Sudakov, 2-1: