Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kastrioti shumë i fortë për Tomorin, krutanët sigurojnë qëndrimin në elitë

schedule17:53 - 30 Maj, 2021

schedule 17:53 - 30 Maj, 2021

Kastrioti do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore edhe sezonin e ardhshëm. Skuadra nga Kruja sfidoi sot në ndeshjen Play-Out Tomorin dhe e mundi me shifrat 2-1, pa shumë telashe në stadiumin e Kamzës, shtëpia e Kastriotit këtë sezon.

Nga një gol për pjesë i mjaftuan skuadrës së Ndreut, që shënoi fillimisht në minutën e 45-të, disa sekonda pasi Tomori kishte goditur shtyllën. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Kastriotit dhe ky trend nuk ndryshoi as pjesën e dytë.

https://streamable.com/opzwu4

Kastrioti vijoi të dominojë dhe të tregojë diferencën e madhe mes Superiores dhe të Parës dhe shënoi edhe golin e dytë për të mbyllur tërësisht llogaritë e kësaj ndeshje. Ermir Rezi ishte autori i rrjetës së dytë në minutën e 64.

Në fund kishte kohë edhe për një gol të Tomorit, që ngushtoi Qaton në minutën e fundit dhe në aksionin e fundit me një goditje dënimi. Gjithsesi asgjë nuk ndryshon dhe Kastrioti ka mundur të qëndrojë për sezonin e dytë radhazi në Superiore, pas një gare shumë të ashpër. /abcnews.al

https://streamable.com/pkxi5x

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!