Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kastrioti një pikë larg Superiores, festojnë Apolonia e Dinamo

schedule18:54 - 20 Qershor, 2020

schedule 18:54 - 20 Qershor, 2020

Kastrioti është vetëm një pikë larg Superiores, pasi sot mundi rivalët e Besëlidhjes me një gol të shënuar nga mbrojtësi Emiliano Çela. Krutanët kanë 12 pikë më shumë, ndërkohë që kanë mbetur edhe katër ndeshje të luhen.

Në grupin A u luajt edhe një tjetër ndeshje, pa ndonjë interes të madh. Erzeni-Korabi u mbyll me fitoren 0-1 të miqve, që iu falën një goli të shënuar nga Topalli pas një ore lojë.

Gara për mbijetesë është mjaft interesante, pasi Dinamo ka shpërthyer në 10 minutat e fundit, duke mundur koplikasit e Veleçikut. Hysa dy herë dhe Çeliku ishin vendimtarë me golat e tyre. Feston edhe Tërbuni, që kaloi me sukses Burrelin.

Takimi tjetër i rëndësishëm u luajt në Pogradec, aty ku Apolonia triumfoi me golin e Ymerajt dhe tani ka katër pikë më shumë se liqenorët dhe afrohet shumë me ngjitjen në Superiore. Tre pikë edhe për Lushnjën, që kaloi Besën me rezultatin e pastër 2-0. / abcnews.al

https://www.facebook.com/1501836560044283/posts/2725258014368792/

Kategoria e Parë – E shtunë, më 20 qershor

Kastrioti-Besëlidhja 1-0 (Çela 48′)
Erzeni-Korabi 0-1 (Topalli 59′)

Pogradeci-Apolonia 0-1 (Ymeraj 45+1′)
Lushnja-Besa 2-0 (Sulkja 35′, Pepa 43′)

Tërbuni-Burreli 2-1 (Fejzaj 20′, Hyseni 42′ / Zhivanaj 87′ aut. )
Veleçiku-Dinamo 0-3 (Hysa 80′, 90′ Çeliku 85′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!