UEFA herë pas here ne rrjetet e saj sociale publikon video të ndryshme golash dhe të njëjtën gjë e bëri së fundmi. Në faqen e Euro 2020 janë publikuar dy gola dhe komentuesve i është vënë mundësia e zgjedhjes se cili është më i bukur.
“Kokë më kokë” janë golat e Griezmann, yllit të Barcelonës e Francës dhe Lirim Kastratit, yllit të Kosovës dhe Dinamo Zagreb. Bëhet fjalë për golin e talentit të Dinamos në ndeshjen e fundit ndaj Moldavisë në Ligën e Kombëve, që i siguroi Kosovës qëndrimin në Ligën C.
Një gol të ngjashë, Griezmann ia shënoi nenkampionëve të botës, Kroacisë. Në seksionin e komenteve janë të shumtë shqiptarët, që mbështesin “perlën” e yllit dardan, të dalë nga shkolla e Shkëndijës së Tiranës. /abcnews.al