Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kartoni i verdhë që acaroi Rodriguez, ish-mesfushori i Realit tenton të sulmojë gjyqtarin

schedule15:01 - 31 Tetor, 2021

schedule 15:01 - 31 Tetor, 2021

Al Rajan përballej kundër Al Arabi, ku një episod me protagonist ish-mesfushorin e Real Madrid është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.

Në videon e postuar në Twitter shikohej teksa gjyqtari ndëshkoi me karton të verdhë James Rodriguez, i cili ka reaguar ashpër këtij vendimi të kryesorit të ndeshjes.

James tenton të sulmoje gjyqtarin teksa është dashur ndërhyrja e shokëve të ekipit për të ndaluar lojtarin, i cili më pas ndëshkohet përsëri me karton të verdhë, duke u detyruar të lërë fushën e lojës me karton të kuq.

Një gjest aspak i hijshëm ky nga ish-madrileni i cili ka humbur shumë nga paraqitja që kishte kur luante në Spanjë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!