Pavarësisht daljes me kartonin e kuq në fundin e pjesës së parë, të mesfushorit, Yves Bissouma, duket se skuadra e Tottenham është e vendosur për të arritur fitoren mesditën e kësaj të shtune në transfertën e Luton, teksa ka arritur të gjejë dhe golin e parë të sfidës.
Pas një pasimi të bukur brenda zonës, nga “fantazisti”, James Maddison, topi përfundon në këmbët e mbrojtësit holandez, Mickey van den Ven, i cili me një goditje statike drejt portës dërgon topin në rrjetën e “kapelebërësve”. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: