Ndryshe nga çfarë pritej, “katalanasit” e Barcelona kanë hasur jo pak vështirë në transfertën e Osasuna, mbrëmjen e kësaj të diele, mirëpo sërish kanë arritur të fitojnë me rezultatin e ngushtë 1 me 2, përballjen e vlefshme për javën e 4-t të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin pikërisht “katalanasit”, të cilët gjetën avantazhin falë golit të qendërmbrojtësit francez, Jules Kounde në minutën e 46’ të pjesës së parë. Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, vendasit u hodhën në sulm dhe në minutën e 76’ gjetën golin e barazimit falë “fantazistit” argjentinas, Chimy Avila, mirëpo vendasit nuk ishin me fat, me “blaugranat” që fitojnë një penallti në minutën e 86’-të të sfidës, penallti e cila ekzekutohet mrekullisht nga “bomberi” polak, Robert Lewandowski, duke siguruar kështu 3 pikë të arta për skuadrën e tij.
Me këtë rezultat, Barcelona i bashkangjitet skuadrës së Girona-s në vendin e 3-të të tabelës, me 10 pikë, po aq sa këta të fundit dhe në sfidën e ardhshme do të ketë përballë skuadrën e Real Betis. Në krahun tjetër, Osasuna pozicionohet në vendin e 10-të të renditjes me 6 pikë dhe në sfidën e radhës do të udhëtojë drejt transfertës së Getafe. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN:
Goli i Jules Kounde, 0-1:
Goli i Chimy Avila, 1-1:
Goli i Robert Lewandowski, 1-2: