Kyrian Nwabueze është ndëshkuar me karton të kuq për të dytën herë këtë sezon në Superiore. Sulmuesi, i cili vjet u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit, la skuadrën e Laçit me 10 lojtarë kundër Kastriotit sot.
Pas një dueli me Nezirin në mesfushë, mbrojtësi i krutanëve përfundoi i shtrirë dhe arbitri Eldoriano Hamiti i tregoi të kuqin amerikanit të kurbinasve.
https://streamable.com/gxgngj
Ai nuk ishte dakord me vendimin, ndërkohë që Supersport në fund të ndeshjes publikoi edhe momentin e duelit të Nwabueze me Nezirin, me pamje të afruara. /abcnews.al