Katër gola, karton i kuq, gafa dhe penallti në ndeshjen Leipzig-Hertha Berlin, por fitues nuk ka. Serbi Grujic zhbllokoi shifrat në minutën e nëntë dhe kaloi miqtë na avantazh. Skuadra e Nagelsmann reagoi dhe barazoi ndeshjen në mesin e pjesës së parë.
Qendërmbrojtësi Klostermann realizoi me kokë në minutën e 24-t. Vendasit mbetën me një lojtar më pak në minutën e 63-të. Halstenberg mori të verdhën e dytë, por pesë minuta më pas Leipzig kaloi në avantazh.
LEXO EDHE: VIDEO/ Sfidë e hapur në Leipzig, pjesa e parë mbyllet e barabartë
Patrick Schick gjuajti fort dhe portieri i Hertha Berlin nuk e ndaloi dot topin, duke gabuar rëndë. Kryeqytetasit nuk u dorëzuan dhe evituan humbjen tetë minuta para fundit. Polaku Piatek nuk gaboi nga pika e penalltisë dhe i dhuroi një pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij. /abcnews.al