E mbylli pjesën e parë me gol dhe e nisi të dytën në të njëjtën mënyrë. Karim Benzema ia ka dalë të përmbysë i vetëm Portugalinë.
Sulmuesi i Real Madrid ka gjetur golin e dytë personal në duelin e grupit F, që po zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit.
https://streamable.com/tm61e8
Minuta e 47-të, asist i bukur i Pogba dhe finalizim me një goditje diagonale për Benzema. Arbitri kërkoi ndihmën e VAR-it, që konfirmon rregullsinë e golit.
1-2 për skuadrën e Deschamps, që kryeson grupin F për momentin. Portugalia ka zbritur në vend të fundit dhe ndodhet jashtë Euro 2020 me këtë rezultat. /abcnews.al