VIDEO/ Karantina të bën të harrosh futbollin, a humbet ky rast gol?!

schedule14:21 - 15 Qershor, 2020

schedule 14:21 - 15 Qershor, 2020

Nordsjaelland dhe Copenhagen barazuan mes tyre një ditë më parë me shifrat 1-1, ndërkohë që po bën xhiron e internetit një rast i humbur dy metra me portën. Protagonist ishte një prej mbrojtjeve të skuadrës vendase.

Mads Dohr Thychosen nuk u ka besuar syve pasi nuk e dërgoi dot topin në rrjetë. Duart në kokë edhe një tifoz, i cili ishte bërë gati të festonte. Çuditërisht, mbrojtësi i Nordsjaelland e dërgoi topin mbi tra. /abcnews.al