SpaceX realizoi udhëtimin në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor mëngjesin e sotëm, një arritje historike në fakt për Elon Musk.
Hurley një nga astronautët, u shfaq duke tundur kokën dhe përshëndeti astronautët e tjerë.
Kjo është hera e parë që një anije kozmike e ndërtuar dhe në pronësi private mbante astronautë në laboratorin rrethues në afro 20 vjet.
Hurley dhe Behnken ishin gati të merrnin kontrollin manual, por kapsula e SpaceX Dragon u tërhoq në stacion dhe u aktivizua automatikisht, pa patur nevojë për ndihmë.
Anija kozmike duhej të kryente një seri manovrimesh, për t’u afruar sa duhet për t’u vendosur në stacionin hapësinor.
Pasi kapsula u fiksua mirë në stacionin hapësinor, menjëherë NASA, SpaceX dhe astronautë të tjerë përgëzuan për arritjen historike..
Musk tha se misioni është ‘hapi i parë në një udhëtim që do t’i bëjë njerëzit një specie shumë-planetare’, por theksoi se akoma nuk është arritur fitorja përfundimtare, pasi kthimi mund të jetë më i rrezikshëm se ngritja.