Fulham ka arritur të marrë një fitore të konsiderueshme ndaj Tottenham me shifrat 3-0.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0, ku autori i golit ishte Rodrigo Muniz në minutën e 42’.
Në pjesën e dytë, ishte përsëri Fulham si kryefjalë e kësaj sfide. Goli i dytë erdhi në minutën e 49’, me Lukic që ndëshkoi Tottenham. Ndërsa në minutën e 61’, Rodrigo Muniz shënon përsëri duke i vënë kapakun ndeshjes.
Është për t’u theksuar se në këtë sfidë, trajneri i Fulham nuk e kishte grumbulluar fare Armando Brojën.
Me këtë rezultat, Fulham ndodhet në vendin e 12 me 38 pikë, ndërsa Tottenham në vendin e 5 me 53 pikë./h.ll/abcnews.al