Fenerbahce ka marr një fitore të madhe në transfertë ndaj rivalit Trabzonspor me rezultatin 3-2, por ajo që u pa në fund, nuk i takonte një ndeshje futbolli.
Fenerbahce kishte shënuar dy herë me Fred në pjesën e parë, ndërsa ndeshjen e hapi goli i bukur i Enis Bardhit nga goditja e dënimit.
Trezeguet barazoi nga penalltia për 2-2, por këtu nuk u mbyll.
Pak pa u mbyllur koha e rregullt, Michy Batshuayi shënoi golin për 3-2, që doli të jetë i fitores për Fenerbahce.
Futbollistët e Fenerbahces festuan fitoren në mesin e fushën, por kjo nuk zgjati shumë, pasi tifozët e Trabzonspor pushtuan fushën.
Ata sulmuan lojtarët e Fenerbahces fizikisht, të cilët pas një përleshje për disa sekonda u larguan drejt tunelit.
Tifozët vendas edhe gjatë ndeshjes gjuajtën pa ndaluar drejt lojtarëve të Fenerbahces, duke lënduar Dominik Livakovic dhe trajnerin e mysafirëve, Ismail Kartal./ h.ll/abcnews.al
Trabzonspor-Fenerbahçe maçının ardından yaşananlar. (61saat) pic.twitter.com/DoAC9d5usR
— FutSmart (@futsmart_tvv) March 17, 2024