Prej më shumë se 40 minutash, në “White Heart Lane”, vendasit e Tottneham janë duke u përballur me “qytetarët” e Manchester City, në një ndeshje të vlefshme për kampionatin anglez të futbollit, Premier League.
Rezultati momentalisht është 1 me 0, me vendasit që udhëheqin falë golit të shënuar, nga “bomberi” i tyre, Harry Kane.
Mirëpo, ky gol shënon dhe një rekord të ri për sulmuesin 29-vjeçar, i cili arriti kuotën e 267 golave me fanellën e Spurs, duke thyer rekordin e mëparshëm në klub, i cili mbahej nga Jimmy Greaves. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: