VIDEO/ Kane triumfon “betejën e bomberëve”, Bayern fiton pastër ndaj Stuttgart në “Allianz Arena”

schedule21:41 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 21:41 - 17 Dhjetor, 2023

Pritej një fitore e thellë e “Bavarezëve” dhe ajo erdhi. “Të Kuqtë” e Bayern Munich kanë mundur skuadrën e Stuttgart me rezultatin e thellë, 3 me 0, skuadrën e Stuttgart, në të ashtuquajturën “beteja e bomberave”, përballje kjo e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.

Një dopietë e “bomberit” Harry Kane, në minutat 2’ e 55’, si dhe një goli i koerano-jugorit Kim Min-Jae, në minutën e 63’-të të ndeshjes u mjaftoi djemve të teknikut, Thomas Tuchel, për të siguruar 3 pikë, tepër të vlefshme për garën e titullit kampion të Bundesliga.

Falë këtij rezultati skuadra e Bayern ngjitet në kuotën e 35 pikëve dhe tashmë ndodhet vetëm 4 pikë, pas “Aspirinave” të Bayer Leverkusen, mirëpo kanë edhe një ndeshje të pazhvilluar me skuadrën e Union Berlin. Në krahun tjetër, Stuttgart mbetet në vendin e 4-t ta tabelës, me 31 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Harry Kane, 1-0:

Goli i Harry Kane, 2-0:

Goli i Kim Min-Jae, 3-0: