VIDEO/ Kane i jep tre pikët Bayern Munich, Dortmund “shkatërrohet” nga Leipzig

schedule17:26 - 27 Prill, 2024

schedule 17:26 - 27 Prill, 2024

Bayern Munich ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Frankfurt.

Të parët që kaluan në avantazh ishin bavarezët, pasi në minutën e nëntë të sfidës, Harry Kane shënoi golin e epërsisë pas asistimit të Laimer. Disa minuta më vonë, në të 23-tën, Ekitike barazoi shifrat, duke i dërguar skuadrat në barazim në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë, ishte Bayern Munich ai i cili reagoi, duke shënuar golin e avantazhit përsëri. Në të 61-tën, Harry Kane shënoi nga goditja e bardhë e penalltisë. Me këtë rezultat, Bayern Munich renditet në vendin e dytë me 69 pikë.

Përballja mes Leipzig dhe Dortmund ka pasur surpriza.

Dortmund kaloi i pari në avantazh në minutën e 20-të falë golit të Sancho, por më pas gjithçka u përmbysë. Në minutën e 23-të, ishte Openda i cili i dha barazimin ndeshjes, ndërsa vetëm pak sekonda nga përfundimi i pjesës së parë, Sesko shënoi golin e avantazhit për Leipzig në minutën e 47-të.

Në të dytën, pritej një reagim nga Dortmund, por në fakt ndodhi ndryshe. Simakan shënoi golin e tretë në minutën e 46-të, ndërsa në të 80-tën ishte Baumgartner i cili shënoi golin e katërt për Leipzig.

Me këtë rezultat, Leipzig ndodhet në vendin e katërt me 62 pikë, ndërsa Dortmund në vendin e pestë me 57 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat Bayern Munich-Franfkurt

Shikoni golat Leipzig-Dortmund

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!