VIDEO | Kandidaturë serioze për golin e vitit, realizim kryevepër në Irlandë

23:15 | 28/02/202023:150

Golat e bukur shënohen kudo, por ai që është realizuar mbrëmjen e sotme në Irlandë nuk ka koment. Dundalk po luante në transfertë kundër Shamrock Rovers, që kishin kaluar në avantazh në minutën e 20-të.

Pesë minuta më vonë miqtë barazuan nëpërmjet një kryevepre. Jordan Flores mori një asist shumë të bukur nga këndorja dhe goditi fluturimthi drejt portës së Shamrock. Një “predhë” e vërtetë ajo e mesfushorit anglez dhe topi në rrjetë.

Ndeshja u mbyll me fitoren 3-2 të skuadrës vendase, por tifozët e Dundalk nuk do e harrojnë kurrë realizimin e 24-vjeçarit nga Wigan. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono