Një gol është i bukur dhe pikë, pavarësisht kampionatit apo nivelit në të cilin shënohet. Një i tillë është shënuar në divizionin e tretë portugez.
Elder Santana aktivizohet në rolin e sulmuesit dhe në verë la Brazilin për t’u transferuar tek ekipi i Sanjoanenses. Ndeshja e fundit u zhvillua në shtëpi dhe Santana me shokë fituan 3-1 kundër Lusitania.
26-vjeçari shënoi tre golat e ekipit të tij gjatë kësaj sfide dhe njëri prej tyre ishte thjeshtë i mrekullueshëm. Veprim teknik i një niveli të lartë dhe kandidat për trofeun Puskas, që i jepet golit më të bukur të vitit. Santana stopoi bukur topin dhe me shpinë nga porta realizoi një roveshatë fantastike që i mahniti të gjithë. /abcnews.al