VIDEO/ Kandidati i LSI po blen vota?”Andej nga 3-shi bëhet nami, për 5 minuta merr 60 mijë lekë, kapi futi në makinë të votojnë”

schedule11:42 - 23 Prill, 2021

schedule 11:42 - 23 Prill, 2021

Në një video të publikuar në Top News shihet se si kandidati i LSI Etjon Joka blen votat në Tiranë. Por jo vetëm kaq, në një video tjetër Edison Babo një tjetër person i angazhuar me LSi, vijon pazaret ku premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve, ndërsa përmend dhe kryetaren e LSI.

Tako Monikën, fol me Monikën , thotë ai.

Dhe akoma me skandaloz është fakti kur flasin për komunitetin rom, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej ëer 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë

“Më tha Monika ke taku diamant. Jam diamant. Ik fol me Moniken. Se do t’i mbushi ajo Monika veçse se ka thënë po. I mbushi kto tha. Se Xuri ia mer kalamajt nuk i sheh më Monika. Me mua nuk kalojnë ato shok. Mori bodigardin e Berishës në tel, Ermalin. Mali si je. Ai o Xurro ku je mo, do të ndihmojë vëllai. I thotë Xurri sa më premto? Njëmijë i thotë. Thua Doktorit ka thënë Xurri njëmijë po në të gjithë Shqipërinë.
Gëzim i madh, andej nga treshi bëhet nami , për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë të votojnë”, thotë Babo.

Biseda e plotë

Edison Babo: Po mos bo premtime, thuj më mirë po fitova hajde takoje atë Monikën. A kupton? Po të fitoj hajde tako Monikën.

Qytetari: Më mirë mo.

Edison Babo: Xurooo më doli te dera mu, hë mor burr, hajde vllai tem, hë mo çfarë thotë Monika? SI janë ata çifti lumtur? Mirë i thotë Xurri. Më tha Monika ke taku diamant? Po të thash mo Xuro, jam diamant unë mo Xuro. Po tha që duhet me e mbajt fjalën.

Mua po më the po… mos e bo mo. Unë nuk të them mo, a do e bësh. Po fike telefonin, fike ti. Nuk të kërkoj unë mo ty. Jo, jo, nuk ke më vlera ti si njeri me mu. Prandaj të thashë unë ik fol me Monikën, çfarë të ka thënë. I tha Etioni më ka thënë Monika kshu.

Ti kishte qen ortak me Taçi Oil, 50 me 50. Qerfe tha dhe 50 me 50 me Paulin Gegën. Se Xuka është aksionet te Paulin Gega 50 me 50 te nafta.

Qytetari: Te nafta po

Edison Babo: Më ka thënë Monika që ti je 50 me 50 te Paulin Gega. Po. Në qoftë se fitojmë zgjedhjet do shkosh ta takosh vetë Monikën. He pra vllai tem.

Qytetari: Këtu më dil

Edison Babo: Tashi je i nderum, i respektum. Unë e kam me ty, faleminderit që mi ke bë të falat. Vetëm kaq. Ti je shok i atij, Fatin kur ta takosh në rrugë të jap dorën. As nuk të kërkon nder, as mos u ni fare. Se tashi ta dha ajo. Se do ti mbush ajo Monika, veçse se ka thënë po. I mbushi kto tha.

Se Xuri ia merr kalamajt, nuk i sheh më Monika. Me mua nuk kalojnë ato shok. Morëm kallamar e nga një verë. Një të marr badigardin e Sali Berishën në telefon, Ermalin. Maliii, hë mor vllai tem si je? Ai o Xuro ku je më? Hiç te shtëpia. E i them si është gjendja andej?

Edison Babo: Mirë mo Xuro, do të ndihmoj vllai ty, do të ndihmoj vllai ty pa merak. I thotë Xuri, sa më premto? I thotë Xurri 1 mijë. A i thotë ai me gjithë mend e? Po po 1 mijë i thotë. Thuaji doktorit, ka thënë Xuri 1 mijë, po në të gjithë Shqipërinë. Thotë Xuri, hap letrën. Çfarë letre? Shkruaj. Ti je budalla, me rob shpie, u fut Xuri në Facebook mer budalla. I thashë unë: po pse s’do i marr 1 mijë vota PD në të gjithë Shqipërinë? PD merr 100 e sa mijë është edhe 1 mijësha ime mrena.

Qytetari: Do ja japim lekët dhe si ti them 6 dhe 22. Na lekët, mirupafshim. Sa lekë do për votë? Sa lek ka thënë për votë ty, 10 mijë lek, 20 mijë lek a 30 mijë lek?

Edison Babo: Leje se kam dy muaj pa paguar qiranë me rob shpie. Unë atij i thashë o daku kam 2 muaj pa paguar qiranë. Do ta bij qiraxhiun tek shtëpia më vdekshin robt.

Qytetari: Po mirë kur të mbarojnë kto punët se ne normalisht që ne jena tu bo tan kët punë ëë.. se të dielën nuk është punë e lehtë kjo që do bëjmë ne ë sinqerisht. A do na ndihmojnë naj gja ne e kam fjalën masanej për ndonjë punë, ndonjë gjë se vari lesht o burrë. Mos na mbyllin telefonat. Vari lesht.

Edison Babo: Prandaj është Etjoni. Se një deputet i madh ta mbyll a kupton? Jo mor se mas zgjedhjeve a kupton vazhdon ai shoku jem, po ishalla Zoti shkon mbarë dhe vazhdon ai. 300 ti, 300 mu o plako se s’po them gjo ama kët muj të paktën jap qiranë te shpia.

Qytetari: Se të kena dhënë votën për atë punë o shok.

Edison Babo: Jo mo plako fitove po pagoje

Qytetari: Se të kena ba punën në radhë të parë o vlla, se na detyrohesh ai është minimumi që na detyrohesh.

Edison Babo: O ti budalla unë nuk jam tu ik diku që se njoh. Jë 300 ose 400 sa të paguaj 2 muaj qiranë. Hë mo? Urime pra, gëzimi i madh, fituam ne. 400, 400, tashi vazhdoni mendoni për punë plako se nga muaji tjetër prap nga 400-500 ju do ju mari.

Qytetari: Atë ditë o burrë, që pagu lekët, na lekët. Kap kë të kapësh.

Edison Babo: Listë pa u ni. Tek jevgjit aty ba namin, anej nga Braka anej nga Treshi nga zona jote, aty te ai Albani. Me kap atë Albanin ditën e diel e me i thon se kush janë familjet në hall, njerëz që as nuk shkojnë me votu. I kap më hyp në makinë.

Ja 60-70 mijë lek, a di çdo të thotë 5 minuta të marrësh 60 mijë lek? Po mos boni kot o burrë. Unë e ti që ia dimë vlerën se kemi 1 mijë halle.

Janë dy lista të tjera të sakta a kupton? Këto janë 9, 19, 28 edhe ai tjetri që më ka 15 shkon 43. Edhe 100 që ja kam dhënë, 150 pra dhe 100 Iliri, 250. Sa ke marrë ti?

Qytetari: I kam marrë 50 vota besoj përafërsisht. Përveç çfarë i kam thënë, të tjerëve dhe të tjerëve.

Edison Babo: Po pra 50 ja pra…

Qytetari: Po pse thu 1 milion?

Edison Babo: 30 vota o daku. A janë 30 vota me 50 mijë lekë a i bi 1 milion e gjysmë? A i bie aq?

Qytetari: Po

Edison Babo: Po mos bë pra kot se jan 1 milion e gjys ktu. 1 milion e gjys konvertoi daku. 3 muaj sa të gjej punë sa të formoj qeverinë.

Qytetari: Sa bëhen? 12, 13 diçka e tillë.

Edison Babo: Kur të duash thuaj ke mbaru punë. E ke të sigurt e ke të mbarume hajde kur të duash. Nga java tjetër thuj duku tako çik Etjonin, mbas aty takon Edisonin shko takoje me Edisonin. Filan ditë shko tako filan vend te shkolla, se do i takosh vetë se nuk vjen kush me ty.

Tani në shtator, bëhen zgjedhjet të tjera të Bashkisë. Aty daku e kena mirë se hyn në punëte Ujësjellësi tek Gjelbërimi. /tch