Lille ka ngecur edhe në javën e tretë të kampionatit, këtë herë në transfertë me St Etienne. Ky duel u mbyll me rezultatin 1-1. Kampionët ishin ata që shënuan të parët me të zakonshmin Burak Yilmaz.
Lille u mundua shumë të realizonte edhe golin e qetësisë dhe rastet nuk i munguan, por nuk ia dolën dot. Pesë minuta para fundit të ndeshjes St Etienne shënoi me Sow dhe kampionët në fuqi të Francës nuk kishin fuqi të reagonin në fund dhe të shënonin golin e fitores.
NDESHJA TJETËR – Monaco vazhdon me rezultatet negative. Në tre javë kampionat skuadra e Niko Kovac nuk njeh fitore, ndërkohë që sot u mposht në shtëpi nga Lens me rezultatin 0-2.
Një ndeshje që u vendos në pjesën e dytë, teksa fillimisht ishte Ganago që shënoi dhe kaloi ekipin e Lens në epërsi. Për më shumë se 30 minuta miqtë luajtën me një gol më pak, por Monaco nuk e shfrytëzoi.
Jo vetëm kaq, por pësoi edhe golin e dytë në minutat shtesë. Banza ishte ai që realizoi dhe i dha fitoren e parë në kampionat skuadrës së Lens, që kishte barazuar në dy sfidat e mëparshme. /abcnews.al