Derbi i tretë për këtë sezon zhvillohet të shtunën, prej orës 13:00. Pa ndriçim, pa tifozë, por me lojtarë shumë të motivuar për të fituar prej rëndësisë që kanë tre pikët në këtë përballje Tirana-Partizanit.
Këtë herë më shumë se asnjëherë tjetër ka kuptim e famshmja “derbi fitohet, nuk luhet”. Tirana është gati dhe përmes një videoje në rrjetet sociale edhe i jep një mesazh rivalë të qytetit.
Hashtagu “Ne jemi Tirona” nuk mungon, sikurse edhe e famshmja e Fanatics: “1 kryeqytet, 1 kryeskuadër, 1 kryevepër”.
Bardheblutë i kujtojnë edhe diçka tjetër “Demave të kuq”, që janë kampionët e padiskutueshëm të çdo epoke, sikurse u shtojnë dhimbjet e kokës me golat e shënuar në një prej ndeshjeve deri të sezonit të shkuar. /abcnews.al