Eintracht Frankfurt thyen Bayern Munchen dhe rihap garën për titull në Gjermani. Kuqezinjtë fituan 2-1 në shtëpi kundër kampionëve në fuqi, duke regjistruar suksesin e pestë radhazi në Bundesligë.
??? wins for Mainz and Frankfurt, while Stuttgart and Union also get back on track ?#BLMatchday pic.twitter.com/VL7PMqai21
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) February 20, 2021
Vendasit zhvilluan një pjesë të parë fantastike dhe shënuan dy herë me anë të japonezit Daichi Kamada dhe Amin Younes (eurogol i sulmuesit gjerman).
Bayerni reagoi në fraksionin e dytë. Leroy Sane dhuroi “show” në krahun e djathtë në minutën e 53-të dhe dha një asist për Robert Lewandowskin, me polakun që gjeti golin e 26-të sezonal në Bundesligë.
Eintracht ia doli të ruante avantazhin, siguroi tre pikë super dhe tani numëron 42 pikë, shtatë më pak se bavarezët kryesues. Tre ndeshjet e tjera u mbyllën me fitoret e ekipeve udhëtuese: Mainz, Stuttgart dhe Union Berlin. /abcnews.al