Teuta shënon edhe golin e tretë përballë Inter Escaldes, dhe është me një këmbë në raundin e tretë të Conference League. Ekipi durrsak i mbylli në avantazh të dyfishtë 90 minutat e kohës së rregullt falë dygolëshit të Sebino Plakut.
https://streamable.com/ebko9w
Ndeshja në shtesa, pasi sfida e luajtur në Shqipëri u fitua 0-2 nga kampionët e Andorrës. Djemtë e Edi Martinit i nisën mirë shtesat dhe gjetën golin e tretë në limitet e 15 minutave të para.
https://streamable.com/9qdoms
Sherik Kallaku nisi bukur shkodranin Gruda, ky i fundit u pengua në mënyrë të parregullt nga portieri vendas dhe penallti për Teutën. Ekzekutimin e mori përsipër Kallaku, goditje e saktë e fantazistit 23-vjeçar, topi në rrjetë dhe 0-3 për kampionët e Shqipërisë. /abcnews.al