VIDEO/ Kaina nderon “bardheblutë”, Tirana “rrëmben” një pikë në transfertën e Skënderbeut

schedule18:53 - 5 Nëntor, 2023

schedule 18:53 - 5 Nëntor, 2023

Nuk ka shkuar më shumë se barazimi, 1 me 1 sfida, mes “korçarëve” të Skënderbeut dhe “bardhebluve” të Tiranës, përballje kjo e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Kategoria Superiore.

Të golat e sfidës erdhën në pjesën e parë, teksa i pari e gjeti rrugën e rrjetës, sulmuesi i “korçarëve”, Ardit Nikaj, i cili ekzekuton në mënyrë mjeshtërorë, një 11-metërsh për ta çuar topin në rrjetë, në minutën e 26’ të sfidës, ndërsa vetëm 20 minuta më vonë, “fantazisti” brazilian Kaina tund rrjetën e kundërshtarëve për të barazuar shifrat në fundin e pjesës së parë, rezultat ky që mbeti i pandryshuar deri në fundin e lojës.

Falë këtij rezultati, “bardheblutë” e Tiranës mbesin po në vendin e 3-të të renditjes, me 18 pikë, 3 më shumë se Laçi i vendit të 4-t, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e 6 të tabelës, me 14 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Ardit Nikaj, 1-0:

Goli i Kaina, 1-1: