VIDEO | Kaçe i shkëlqyer, asist perfekt dhe fitues në Greqi!

schedule17:27 - 3 Nëntor, 2019

schedule 17:27 - 3 Nëntor, 2019

Ergys Kaçe e nisi titullar sfidën e rëndësishme mes AEL Larissa dhe OFI Crete. Mesfushori kuqezi është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Larissa dhe këtë gjë e tregoi edhe në sfidën e sotme. Pasi skuadra e tij e pa veten në disavantazh të dyfishtë pas shtatë minutash, Kaçe mori në dorë frenat e lojës.

Mesfushori kuqezi ishte ai që asistoi në golin e parë të Larissa, që u shënua nga Moras në minutën e 14-të. Kaçe jep një krosim të shkëlqyer nga një goditje dënimi dhe Moras nuk e ka të vështirë të shënojë. Më pas, Larissa do të shënonte edhe dy gola të tjerë, për t’i përmbysur shifrat në 3-2 dhe për ta fituar takimin.

Kjo ndeshje nuk kaloi pa polemika dhe tension. Presidenti i Larissa, Petros Papakonstantinou u fut deri në vizat kufizuese të fushës, duke debatuar me ekipin e arbitrave, pasi sipas tij, dy gola e anuluar të skuadrës së tij ishin të rregullt. Papakonstantinou u ndëshkua dhe me karton të kuq. Kjo fitore, e ngjit AEL Larissa në kuotën e 15 pikëve, në vend të pestë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!