VIDEO | Juventusi makth i Romës, e eliminon nga Kupa. CR7 në super formë

schedule22:44 - 22 Janar, 2020

schedule 22:44 - 22 Janar, 2020

Juventus siguroi fitoren e dytë kundër Romës brenda pak ditëve dhe u kualifikua në katër ekipet më të mira në Kupën e Italisë. Bardhezinjtë e Sarrit mposhtën në shtëpi Romën me rezultatin 3-1 falë golave të Ronaldos, Bentancur dhe Leonardo Bonuccit.

Ylli portugez zhbllokoi shifrat në minutën e 26-të me një diagonale të bukur. Rrjeta e shtatë në vitin 2020 për CR7 që po kalon një formë shumë të mirë. Uruguaiani Bentancur dyfishoi shifrat në minutën e 38-të, teksa Bonucci vulosi trisin e golave në minutat shtesë të pjesë së parë pas një krosimi të bukur të Douglas Costa.

Miqtë shënuan golin e nderit në fillimin e pjesës së dytë, por vetëm kaq. Goditja fantastike e turkut Under u ndal në traversë dhe u shty në rrjetë pa dashje nga Buffon. Në fund 3-1 për Juventusin që e ka nisur me një marsh më shumë vitin e ri.

Juventus – Roma 3-1
(Ronaldo 26′, Bentancur 38′, Bonucci 45+2′ / Buffon (aut) 50′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!