VIDEO | Juventusi ia del edhe pa Ronaldon, Fiorentina është e frikshme!

schedule16:58 - 16 Shkurt, 2020

schedule 16:58 - 16 Shkurt, 2020

Janë mbyllur takimet e Serie A, me Juventusin dhe Fiorentinën që kanë marrë fitoret e radhës. Zonja e Vjetër mposhti pastër Brescian, me rezultatin 2-1, në një sfidë kur Ronaldo nuk u grumbullua nga Sarri.

Edhe pa yllin portugez, bardhezinjtë ia dolën të fitonin, falë golave të Dybala dhe Cuadrado. Juventusi ngjitet në kuotën e 57 pikëve, tre më shumë se Interi në vend të dytë.

Fitorentina ka shkatërruar me rezultatin 1-5 Sampdorian. Dopietë për Chiesa dhe dopietë për Vlahovic, si dhe një autogol, i dhanë fitoren e thellë ekipit vjollcë. Udinese dhe Verona u ndanë në barazim 0-0, ndërsa Sassuolo, u mposht në shtëpi 0-1 nga Parma./abcnews.al