Gola të tjerë në sfidat e Champions League. Juventusi po përballet në Torino me Dynamo Kyiv, sfidë që është zhbllokuar në minutën e 21-të, edhe falë gafës së portierit ukrainas.
Kros nga e majta nga ana e brazilianit Alex Sandro dhe gol me kokë i Federico Chiesa, i pari me fanellën bardhezi për lojtarin e kombëtares italiane.
Minuta e fundit e pjesës së parë ka sjellë edhe golin e parë në Dortmund-Lazio. Aksion shumë i bukur i verdhezinjve gjermanë dhe gol i portugezit Guerreiro, i cili mposhti Pepe Reinan. /abcnews.al